Aspirina parandalon zhvillimin e një lloji të kancerit

Përdorimi i rregullt i aspirinës parandalon zhvillimin e kancerit në gypin biliar, pohon një studim i kryer së fundmi.

Lifestyle

07/05/2016 00:40

Studimi ka përfshirë 2400 pacientë me kancer biliare dhe një grup prej 4700 përsona pa kancer. Rreth 25% e të sëmurëve me kancer dhe 45% e atyre që nuk ishin të sëmurë morrën aspirinë, përcjell lajmi.net

Në përgjithësi njerëzit të cilët morrën aspirinë kishin tri herë më pak gjasa që në trupin e tyre të zhvillohej një kancer i gypit biliar, por nuk është konstatuar nëse aspirina ka ndikuar në shkatërrimin e këtij kanceri.

“Aspirina është një agjent anti-inflamator dhe mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit në gypin biliar i cili shkaktohet kryesisht nga inflamacioni”, është shprehur Choi, i cili ka kryer studimet në kuadër të kolegjit të mjeksisë në Rochester.

“Gjetjet sugjerojnë hulumtime të mëtutjeshme në potencialin që ka aspirina për të parandaluar kancerin e këtij lloji”, thanë autorët e studimit./lajmi.net