Ashpërsohen rregullat gjermane për azilkërkues nga Ballkani
Gjermania ka lëvizur në drejtim të ashpërsimit të rregullave për azilkërkuesit nga tri vende ballkanike, derisa po përmirësohet siguria në rajon.
Lajme
Qeveria e kancelares Angela Merkel ka miratuar propozim – legjislacionin që autoriteteve u mundëson deportim më të lehtë të azil-kërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë Hercegovina.
“Kjo vlen për rastet në të cilat nuk ekziston kërcënimi i keqtrajtimit politik”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë, Steffan Seibert, duke theksuar se individët ende mund të bëjnë kërkesa nëse ata i arsyetojnë shqetësimet e kthimit në shtëpi.
Në vitin 2013, shtatit nga Serbia ishin grupi më i madh i azilkërkuesve me afro 18 mijë kërkesa, që ishte një rritje prej më tepër se 40%, në krahasim me vitin paraprak, ka njoftuar qeveria.
Pjesa më e madhe e kërkesave përfundimisht ishte refuzuar për arsye se keqtrajtimi, tortura, dhuna e rastit dhe trajtimi jonjerëzor nuk ishin të zakonshme në Serbi.
Sipas propozim – legjislacionit, ky fakt vlen edhe për Maqedoninë dhe Bosnjë Hercegovinën, raporton AFP nga Berlini.
Qeveria gjermane po debaton edhe për mundësinë e zgjerimit të listës, që do t’i përfshinte edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.