Artistët që ndër vite i qëndruan besnik festivalit “Kënga Magjike”

Të dielën (7 tetor) ka nisur edicioni i 20-të i festivalit “Kënga Magjike”.

ShowBiz

09/10/2018 15:14

Edhe këtë vit, ashtu sikurse çdo vit tjetër, konkurrenca është goxha e fortë në këtë festival, shkruan lajmi.net.

Tashmë janë mësuar disa prej emrave të konkurrentëve, në mesin e tyre numri më i madh janë artistë që kanë marrë pjesë edhe vite më parë në këtë festival.

Por, nuk përjashtohen edhe emrat e këngëtarëve që paraqiten për herë të parë në skenën e “Këngës Magjike”.

Pjesë e jurisë janë Armend Rexhepagiqi, Manjola Nallbani, Orinda Huta dhe Orgesa Zaimi.

Lajmi.net sjell listën e artistëve që në “Kënga Magjike” marrin pjesë një e më shumë herë, shumë prej tyre kanë fituar vendin e parë disa herë në këtë festival.

Flori Mumajesi

Këngëtari Flori Mumajesi do të jetë në mesin e pjesëmarrësve të këtij edicioni të “Kënga Magjike”. Hera e parë kur ai u paraqit në këtë festival ishte viti 2005 me “Gjithmonë  do të jem me ty”. Këngëtari me këngën “Me sy mbyllur” ishte konkurrent më 2005, ai mori pjesë edhe në vitin 2007 me këngën “Fluturimi 3470” në duet me Soni Malajn. Kurse, më 2009 me këngën “Playback”. Në vitin  2015, Flori në atë skenë u ngjit me këngën “Me fjalë të vogla”.

YouTube player

Artiola Toska dhe Bruno

Në vitin 2016 ata morën pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Mirëmëgjes dashni”. Kjo këngë në festival mori çmimin “Kënga Hit”, e suksesi i saj duket se do të ribashkojë sërish këtë dyshe. Lajmi.net merr vesh se Artiola dhe Bruno do të marrin pjesë sërish në “Kënga Magjike”.

YouTube player

Ronela Hajati

Për herë të parë në këtë festival, këngëtarja Ronela Hajati mori pjesë në vitin 2006 me këngën “Requiem”, në bashkëpunim me Orgesa Zaimin.  Në vitin 2010 ajo është rikthyer me këngën “Harroje”.  Një vit më vonë konkuroi me porojektin “Neles” në bashkëpunim me Skivin. Në vitin 2012 Ronela sërish ishte pjesë e këtij festivali, këtë herë me “Kam frikë të të dua”. Gjatë 2013-ës ajo konkurroi me “Mos ma lsho”. Këtë vit ajo rikthehet në edicionin e 20-të të festivalit “Kënga Magjike”.

YouTube player

Jonida Maliqi

Ajo konkurroi në vitin 2008 me këngën “Njëri nga ata” me të cilën edhe rrëmbeu çmimin kryesor të festivalit. Këngëtarja Jonida Maliqi mori pjesë në vitin 2011 me këngën “Thesar pa emër”, ndërsa më 2013 ajo konkuroi me këngën “Ti”. Këtë edicion, Jonida rikthehet pas disa vitesh, e çfarë ka përgatitur mbetet të shihet ditëve në vijim.

YouTube player

Klajdi Haruni

Në vitin 2015 këngëtari mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “O bo bo”. Kurse, këtë vit ai do të rikthehet sërish në festival.

YouTube player

Era Rusi

Era ka marrë pjesë disa herë në festivalin “Kënga Magjike”. Në vitin 2010 ajo konkuroi me këngën “Gipsy Lover”, e një vit më vonë ajo konkurroi me “Një lamtumirë”. Traditën e pjesëmarrjes në këtë festival e vazhdoi në vitin 2012 me këngën me titull “6 mars”. Një vit më vonë Era mori pjesë me “Gjuju” bashkë me GBMC.  Pas tre vitesh, më 2016, Era Rusi konkurroi me “Çupëlina”. Në këtë edicion, Era rikthehet pas pauzës dyvjeçare.

YouTube player

Aurela Gaçe ft Eli Fara

Ajo që pa mëdyshje mund të quhet “mbretëresha” e këtij festivali është Aurela Gaçe. Kjo ngase, këngëtarja ka fituar tre herë çmimin kryesor në “Kënga Magjike”. Në vitin 2007 ajo fitoi me “Hape veten ti”. Në vitin 2014, këngëtarja mori pjesë me “Pa kontroll” në duet me Young Zerkën, duke fituar çmimin e parë. Ajo triumfoi sërish pas një viti me këngën “Akoma jo”. Këtë edicion, Aurela rikthehet në festival me një duet, ajo bashkëpunon me Eli Farën, e cila kishte konkurruar në vitin 2012 me këngën “Romale” me grupin Mangavatu.

YouTube player
YouTube player

Fifi

Vitin e kaluar, Fifi mori pjesë me këngën “Zhurmë”, me të cilën fitoi në kategorinë “Kënga Hit” si dhe zuri vendin e tretë. Pritet që Fifi të rikthehet fuqishëm në këtë festival në edicionin e sivjetmë. Ajo ka konfirmuar se këtë herë vjen në bashkëpunim.

YouTube player

Endri dhe Stefi Prifti

Dyshja Endri dhe Stefi Prifti kanë marrë pjesë disa herë në “Kënga Magjike”. Në vitin 2013 Endri dhe Stefi konkurruan bashkë me “Crazy Band” me këngën “Jepe”. Një vit më vonë, ata u paraqitën me “Mamën ti mos e gënje”. Në vitin 2015 në festival Endri konkurroi i vetëm pa Stefin, ai këndoi “Kënga e fundit”. Në vitin 2016 ata u ngjitën sërish në skenën e “Kënga Magjike” me këngën 2016. Vitin e kaluar ata kënduan “E prek magjinë”, kurse këtv vit i qëndruan besnik festivalit dhe rikthehen sërish me një projekt të ri.

YouTube player

Stresi

Reperi Stresi ka pranuar se këtë vit është pjesëmarrës në “Kënga Magjike”. Në vitin 2010 Sresi u paraqit në festival me “Tik-tak”. Në vitin 2014 ai u paraqit në duet me Rosela Gjylbegun me këngën “Tash spo du”. Në vitin 2015 reperi është rikthyer me “Mos ma luni gocen”. Vitin e kaluar Stresi konkuroi me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën me këngën “Sa herë e don”.

YouTube player

Ardit Çuni

Ardit Çuni mori pjesë dy herë në “Kënga Magjike”. Në vitin 2014 ai është paraqitur me këngën “Digju”, e një vit më vonë ai në festival këndoi “Me zemër”. Në edicionin e 20-të kthehet me projekt të ri.

YouTube player

Kanita

Një tjetër emër që po rikthehet për herë të dytë në këtë festival është edhe ai i Kanitës. Këngëtarja për herë të parë në këtë festival ishte paraqitur në vitin 2014 me këngën “Digjem për ty”, në duet me Leonora Poloskën. Këtë vit, Kanita vjen me këngën “S’jemi ne”, me të cilën u paraqit në hapje të edicionit të sivjetmë, këtë të diele.

YouTube player

Mentor Haziri

Këngëtari Mentor Haziri për herë të parë në “Kënga Magjike” mori pjesë vitin e kaluar me këngën “Plagë në Zemër”. Pritet që Mentori të rikthehet sërish këtë vit me një projekt të ri.

Nga kjo që shihet, kuptojmë që festivalet janë vendtakim i pëlqyer për artistët, për të shfaqur projekte e tyre në një mënyrë më ndryshe sesa që e bëjnë zakonisht. E shumë të tjerë në disa paraqitje publike kanë deklaruar se është mënyra e votimit ajo që ka humbur besimin që ata të konkurrojnë në këtë festival. /Lajmi.net/

D.A