Arsyet pse të rinjve u pëlqejnë femrat më të mëdha në moshë

Është kthyer thuajse ne një trend preferenca për femra më të mëdha në moshë, nga të rinjtë e sotëm. 

Lifestyle

03/02/2015 20:35

Mesa duket, jo vetëm femrat janë të prirura nga “toy boy”, por po ndodh rëndom edhe e kundërta, të rinj që preferojnë gra të pjekura.

Psikologët mendojnë se të dashurat në moshë preferohen për katër arsye kryesore.

1.    Kanë me shumë përvojë nga pikëpamja seksuale. Në ëndrrat erotike të të rinjve, mbizotëron ajo kur në një shtëpi e pret një zonjë e bukur në lingerie që nuk i kërkon shumë shpjegime dhe që mjaftohet vetëm me: “Eja të argëtohemi”.

2.    Është e pavarur. Kjo jo vetëm nga pikëpamja e kushteve të banimit, me fjalë të tjera që mund të ketë një shtëpi në vete, por edhe emocionalisht. Ajo përgjithësisht nuk është në kërkim të princit të kaltërt dhe as nuk është në pritje të lidhjes me çdo kusht më ndonjë mashkull. Përgjithësisht kjo gjë shtrihet më pas edhe në kuptimin financiar, çka do të thotë se nuk ka nevojë për t’i paguar darkën, përkundrazi.

3.    Gratë në moshe janë më praktike. Nuk preferojnë shumë lojëra, janë më të drejtpërdrejta. Nëse kanë nevojë të takojnë një mashkull, e bëjnë pa problem. Kanë më shumë siguri dhe më pak ankth.

4.    Kanë më shumë stil. Duke qenë të pavarura ekonomikisht, ato përpunojnë shije me të spikatura edhe sa i takojnë mënyrës së të veshurit. Janë me të çliruara nga paragjykimet në të veshur, pasi nuk pretendojnë të tërheqin vëmendjen dhe komentet e të tjerëve. /ikub