Arrestohet vëllau i presidentit iranian

Hossein Fereidoun, vëllau i vogël i presidentit të Iranit, Hassan Rohani, është arrestuar mbi akuzat për krime financiare, ka njoftuar gjykata iraniane.

Bota

16/07/2017 17:42

“Janë kryer hetime të shumta rreth këtij personi dhe personave të tjerë, disa prej të cilëve tani janë në burg”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Gholamhossein Mohseni Ejei, në një konferencë për media.

Fereidoun është ndihmës i lartë i presidentit Rohani, i cili ndërroi mbiemrin vite më parë.

Ai është akuzuar një kohë të gjatë për krime financiare dhe korrupsion.

Në janar, një grup i parlamentarëve iranianë, patën bërë thirrje për nisje të një procesi gjyqësor për krime ekononmike ndaj tij.

Kjo thirrje ishte përshkruar si e motivuar politikisht.