Arrestohet reperi për shkak të shtënave në New York

Policia e New Yorkut ka arrestuar reperin, i cili ka shtënë nga revolja gjatë koncertit kur u vra një person dhe tre janë plagosur.

ShowBiz

27/05/2016 23:22

Roland Collins nga Brooklyn, është arrestuar dhe do të akuzohet për tentim vrasje dhe mbajtje të armës pa leje, ka thënë zëdhënësi I Policisë.

Në sallën e koncerteve në Manhatan ku duhej të performonte reperi T.I të mërkurën në mbrëmje ka shpërthyer një përleshje në dhomat VIP ku gjendej Collins, dhe në video xhirime shihet se reperi pastaj ka dalë nëpërmes sallë duke shtënë me revole.

Personi që u vra ka qenë në përcjellje të Collins dhe ka punuar sigurim, kanë thënë familjarët e tij.

Policia ka deklaruar se Collins(30) është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Në sallë në atë moment kanë qenë gati 1 mijë njerëz.

Policia tha se nuk ka prova se reperi Clifford Joseph Harris , i njohur si T. I ka lidhje me këtë ngjarje dhe ende po hetohet se për çka ka ndodhur përleshja.