Arrestohet një person lidhur me sulmin në Manchester

Policia e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se ka arrestuar një 38 vjeçar në aeroportin e Londrës “Heathrow”, lidhur me sulmin e para disa ditëve në koncertin e këngëtares, Ariana Grande në Manchester Arena ku u vranë 22 persona.

Bota

07/06/2017 09:08

“Ky person është arrestuar me dyshimin se ka kryer një vepër penale në kundërshtim me ligjin kundër terrorizmit dhe mbetet në paraburgim”, thuhet në deklaratën e policisë britanike.