Arrestohet edhe një person për tentim-vrasjen e Azem Vllasit

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestoj tre persona si të dyshuar për përgaditjen e tentim-vrasjes ndaj avokatit Azem Vllasi. Fillimisht policia kishte arrestuar Murat Jasharim, Avni Llumenicën, kurse në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar i tretë për përgatitjen e sulmit.

Lajme

14/03/2017 14:42

“Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt se bashku me një person tjetër po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.