Arrestohen për uzurpim të 17 hektarëve tokë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që ata i kanë uzurpuar pronën një qytetari tjetër.

Lajme

19/04/2015 10:14

Këtu flitet për një pronë prej 17 hektarësh, që dy të dyshuarit kishin nisur ta lëvrojnë ditën e diel.

Kjo tokë, sipas policisë, gjendet afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton KP.