Arrestohen katër persona, sulmuan fizikisht policë

Dy persona janë arrestuar në Klinë, pasi që të njëjtit kishin penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës me ç‘rast kanë sulmuar policët edhe fizikisht. 

Lajme

21/09/2014 15:52

Policia e Kosovës njofton se njëri nga të dyshuarit e kishte dorëzuar armën- pushkë krahu e shkurtër e punuar me dorë nga druri dhe metali pa këmbëz për tërheqje dhe pa municion.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘Enver Zymberi’ në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjti i kanë penguar zyrtarë policor në kryerje të detyrës dhe nuk i kanë zbatuar urdhrat e tyre.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë liruar, Kurse, rasti shkon procedurë të rregullt.