Arrestohen edhe dy persona për sulmin në Paris

Edhe dy persona janë arrestuar dhe janë duke u hetuar pasi kanë ndihmuar Ziyed Ben Belgacem për të sulmuar një patrullë të ushtrisë javën e kaluar në aeroportin e Parisit.

Bota

25/03/2017 13:43

Lajmi është konfirmuar edhe nga burimet gjyqësore, të cilat kanë bërë të ditur se dy personat dyshohet se i kanë dhënë ndihmë të dyshuarit, shkruan Reuters.

Belgacem kishte bërtiruar “do të vdesim për Allahun” kur u përpoq për të kapur një pushk të një anëtari të forcave ushtrake para se të qëllohet për vdekje nga disa ushtarë tjerë, transmeton lajmi.net

Që të dy të dyshuarit janë nën hetim pasi e kishin ndihmuar viktimën që t’ia rrëmbente armën ushtarit. /Lajmi.net/