Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim
Policia e Përmetit ka vënë në pranga Julian Hilan, 33 vjeç, banues në Përmet dhe Besjan Sina, 29 vjeç, banues në Gjirokastër, të dy të shpallur në kërkim.

Lajme
Gjykata e Apelit Tiranë me më datë 29 prill të vitit të kaluar ndaj Hilës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila e ka dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Ndërkohë, ndaj Sinës Gjykata e Shkallës së Parë Fier më 2 prill të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.