Arrestohen 3 hajna në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në Klinë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë. Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajme

20/02/2014 15:44

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Komunën e Klinës, të cilët dyshohen për tetë raste të veprës penale vjedhje dhe vjedhje e rëndë.

Të dyshuarit Edon Z. (1995) dhe Adem B.(1970) që të dy banues në Klinë, dhe Jeton G.(1992) nga Prizreni kanë përfunduar në pranga, njofton Policia e Kosovës.

“Njësitë policore të hetimeve nga Stacioni Policor në Klinë, pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arrit të zbulojnë, identifikojnë dhe arrestojnë 3 (tre) persona të dyshuar për 8 (tetë) raste të veprës penale “Vjedhje” dhe “ Vjedhje e rëndë ”, kryesisht raste që kanë ndodhur ditë më parë në komunën e Klinës, dhe njeri nga këto raste “vjedhje e rendë” ende nuk ishte i raportuar në njesitin e hetimeve nga viktima”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia.

Njësiti për hetimin e veprave penalet të policisë së Kosovës kanë arritur që në cilësinë e provave të konfiskojnë dy televizone plazma, një kasetofon dhe një laptop.

Me aktvendim të lëshuar nga Gjykata Themelore- departamenti për krime të rënda në Pejë, të tre të arrestuarve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.