Arrat dhe kikirikët mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri

Të hash një gjysmë grushti kikirikë apo arra në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kushteve të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, zbulojnë shkencëtarët.

Lifestyle

20/06/2015 18:36

Një studim gjeti se meshkujt dhe femrat të cilët kishin ngrënë të paktën 10gr arra ose kikirikë në ditë kishin një rrezik më të ulët për të vdekur nga disa shkaqe kryesore të vdekjes, se sa njerëzit të cilët nuk i konsumojnë ato.

Hulumtuesit në Holandë thanë se kikirikët dhe arrat përmbajnë vitamina të ndryshme, fibra, antioksidantë dhe komponime të tilla si acide yndyrore që mund të kontribuojnë në normat më të ulëta të vdekjes, transmeton Lajmi.net.

Reduktimi i vdekshmërisë ishte më i madh për sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet neurodegjenerative dhe diabetit – ndjekur nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare si te meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Hulumtimi ishte kryer në kuadër të një studimi në Holandë, i cili ishte duke u zhvilluar që nga viti 1986 në mesin e më shumë se 120,000 meshkujve dhe femrave holandeze.

Hulumtuesit gjetën se ngrënësit e rregullt të arrave dhe kikirikëve ishin të prirë për të mbetur më të rinj, më të arsimuar dhe me tension jo të lartë, përderisa të tjerët kishin më shumë gjasa që të pinin më shumë alkool, të hanin më shumë fruta dhe perime dhe të merrnin shtojca, transmeton Lajmi.net.

Femrat të cilat kishin ngrënë arra ishin gjithashtu më me pak rrudha në fytyrë, nuk kishin pirë duhan dhe ishin më me pak gjasa për të raportuar diabet.