Arifi: Nëse Mustafa i ka punësuar 40 mijë persona, LDK nuk do t’i përdorte vrasjet politike për vota – Lajmi.net
Arifi: Nëse Mustafa i ka punësuar 40 mijë persona, LDK nuk do t’i përdorte vrasjet politike për vota
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:34, 19 March 2017
Avni Arifi
Avni Arifi
Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi ka reaguar  ndaj deklaratave të kryeministrit, Isa Mustafa se Qeveria për dy vite i ka punësuar 40 mijë persona.

Me anë të një postimi në facebook, ai ka thënë se nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë LDK-ja nuk do t’i përdorte vrasjet politike për të fituar vota, transmeton lajmi.net

“Po të ishte e vërtetë se Qeveria e Isës këto dy vite ka punësuar 40.000 persona, LDK sdo të i duhej të përdorte fare “vrasjet politike” për të fituar vota. Në fakt në vitin 2017 qytetari në Kosovë pak si më vështirë pranon të gënjehet. Boll a….“, ka shkruar në facebook Arifi.

Akuza se Lidhja Demokratike i Kosovës po i shfrytëzon vrasjet politike për vota, ka bërë dje edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

Këto reagime kanë ardhur pas deklaratave të Agim Veliut, kryetarit të Podujevës i cili në 27 vjetorin e themelimit LDK-së në këtë qytet tha se duhet punë më e madhe nga organet e drejtësisë për zbardhjen e këtyre rasteve. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Avni Arifi, LDK

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush