Ariana Grande bën gabimin e dytë derisa përpiqet ta rregullojë tatuazhin

Këngëtarja bëri një tatuazh të ri për këngën “7 Rings”, por fansat i kanë gjetur gabimin për herë të dytë.

ShowBiz

01/02/2019 23:48

Ariana Grante ka bërë përpjekje sërish për ta rregulluar tatuazhin japonez, por i shkoi prap keq, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja e hitit “Thank u next”, realizoi një tatuazh të ri për të festuar singlin e ri “7 Rings”, por mbeti e skuqur në fytyrë pasi e bëri gabim.

Por, për të rregulluar atë, ajo bëri gabim sërish, megjithatë Ariana falënderoi personin që e ndihmoi ta ‘rregullonte’ tatuazhin.

Fansat e saj kanë reaguar pas këtij veprimi, duke e pyetur se përse vendos të bëjë tatuazh në gjuhën që nuk e flet. /Lajmi.net/