Anulohet greva e mësimdhënësve

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) mësimdhënësit të mos hyjnë në grevë.

Lajme

19/04/2015 17:59

Këtë lajm e ka konfirmuar për Epokën e re, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit.

“Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj.