Anulohen fluturimet nga Gjermania

Një grevë e mijëra punonjësve të aeroporteve në Gjermani, ka bërë që qindra fluturime në drejtim të Evropës, të anulohen.

Bota

27/03/2014 15:20

Punonjësit e shtatë aeroporteve në Gjermani kanë hyrë në grevë teksa po kërkojnë rritje të pagave.

Linja më e madhe ajrore në Gjermani Lufthansa, njoftoi se nga dy mijë fluturimet e parapara, ka anuluar tri të katërtat, njofton RFE.

Greva një ditore, vjen para negociatave të javës së ardhshme që pritet të mbahen mes qeverisë dhe përfaqësuesve sindikalë të më shumë se 2.1 milionë punëtorëve.

Përveç aeroporteve, në grevë një ditore kanë qenë edhe institucionet parashkollore shtetërore, spitalet dhe bibliotekat.

Sindikata po kërkon një rritje të pagave për nga 100 euro në muaj, për të gjithë punëtorët.