Ambasadori rus në Beograd: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje pa presionin e perëndimit

Ambasadori rus në Beograd, Aleksander Chepurin, ka thënë sot se Rusia ka tri qëndrime kryesore sa i përket çështjes Kosovë-Serbi.

Lajme

10/09/2018 23:55

Në një intervistë të dhënë për Institutin e Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Qepurin ka ripërsëritur pozicionin kryesor të Rusisë karshi Kosovës, që sipas tij është kundërshtimi i pavarësisë, transmeton lajmi.net.

Tutje, sipas tij të dy vendet duhet të arrijnë një marrëveshje për autonomi dhe statusin e Kosovës, mirëpo pa presionin e ndërkombëtare.

“Janë tri pozicionime. E para, ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, ndërkaq që ne njohim vetëm Rezolutën 1244. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund të pajtohen në statusin final dhe autonominë e Kosovës. E dyta ky vendim duhet të merren pa presionin e Përendimit në Beograd. E treta ne jemi në gjendje të ndihmojnë për arritjen e një kompromisi dhe zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka thënë Chepurin.

Ai po ashtu ka ripërsëritur qëndrimin se Rusia përkrah çfarëdo zgjidhje e cila është pozitive për shtetin serb. Qepurin ka shtuar po ashtu se Rusia do të marrë pjesë në këtë proces vetëm me kërkesën e Serbisë./Lajmi.net/