Ambasadori Delawie: FSK të transformohet me ndryshime kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, gjatë ditës së sotme vizitoi ministrin e ri të FSK-së, Rrustem Berishën.

Lajme

12/09/2017 17:22

Delawie gjatë takimit me ministrin Berisha shprehi gatishmërinë  për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen duke theksuar se ambasada e SHBA-ve  mirëpret gatishmërinë për të vazhduar këtë bashkëpunim  për të shtuar dhe forcuar kapacitet e FSK-së. Ai theksoi se transformimi i FSK’së në FAK duhet të bëhet duke u bazuar në ndryshimet kushtetuese.

“Ne e përkrahim transformimin e FSK-së në FAK të bazuar në ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se  ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës  për të gjithë komunitet dhe  ti kontribuojë stabilitetit rajonal”, theksoi Delawie.

E ndërkohë, Ministri Berisha e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimin që i bëri për detyrën e re.  Ai me këtë rast, ka falënderuar ambasadorin Delawie, për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA-të  kanë dhënë  për Ministrinë dhe FSK-në, duke theksuar se ai do të punojë për ta thelluar këtë bashkëpunim edhe më tepër gjatë mandatit të tij.

Ai foli edhe për rëndësinë e procesit të transformimit të FSK-së në FAK dhe sfidat që e presin këtë proces, duke theksuar se ai do të përcjellë  mesazhin e qartë dhe të hapur te komuniteti serb dhe komunitet tjera, se FAK-u  nuk do të jetë i orientuar kundër askujt, por do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Takimi me ambasadorin e SHBA-ve ishte  takimi i parë i ministrit Berisha në detyrën e re, takim i cili  kaloi në atmosferë miqësore shumë të mirë