Alternativa kundër që Thaçi të udhëheq dialogun

Ilir Deda nga Alternativa, pas takimit me partitë politike në vend, të organizuar këtë herë nga Partia Socialdemokrate ka folur për 53 milionëshin që Qeveria i ka ndarë “Bechtel Enka”.

Lajme

20/06/2018 13:12

Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nëse për asnjë tjetër për 53 milionët e “Bektel Enka” opozita duhet t’i kishte 61 numra për ta rrëzuar qeverinë, raporton lajmi.net. Ai ka thënë se kjo është vjedhje e buxhetit.

Ndërsa për dialogun ai thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka drejt t’i udhëheq bisedimet.

Tutje, Deda ka thënë se ata kërkojnë mandatim e vetëm 2/3 e deputetëve për prijësin e dialogut. Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë ta emërojë kë dëshiron ta udhëheq dialogun. /Lajmi.net/