Aleksandar Vucic po qëndron në Leposavic

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, po qëndron sot në Leposaviq, ku pritet të mbaj fjalim në një tubim që mbahet në mesditë para ndërtesës së Kuvendit Komunal. Vizita e tij është pjesë e fushatët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Lajme

27/02/2014 10:58

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, po qëndron sot në Leposaviq në kuadër të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen me 16 mars.

Ai pritet të mbaj fjalim në një tubim që mbahet në mesditë para ndërtesës së Kuvendit komunal, raporton KlanKosova.

Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakic, ka thënë se do të nënshkruajë dokumentet për marrjen e përgjegjësive, të cilat, për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës, i ka refuzuar paraardhësi i tij, Kërstimir Pantic.

“Zbatojmë Marrëveshjen e Brukselit. Mënyra e nënshkrimit është dakorduar paraprakisht. Dokumentet janë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Rakic për mediat serbe.

Mirëpo, ai ka thënë se në ndërtesën e komunës së Mitrovicës veriore do të jetë flamuri i Serbisë ose asnjë tjetër, ndërsa në tabelën e saj do të jetë mbishkrimi “Komuna e Veriut të Mitrovicës së Kosovës”.

Rakic ka fituar zgjedhjet që janë mbajtur të dielën në këtë komunë.