Alban Skënderaj me dy koncerte në Gjakovë

Albani Skënderaj ka zbuluar se ai do të organizojë edhe një tjetër koncert në qytetin e Gjakovës, pasi i pari i planifikuar për nesër (17 shkurt) është shitur plotësisht.

ShowBiz

16/02/2015 17:53

Ditë më parë Albani zbuloi se koncerti i tij i planifikuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës ishte shitur shumë shpejt dhe ai paralajmëroi se po bën plane për të caktuar edhe një datë tjetër.

Sot ai ka konfirmuar organizimin e koncertit të dytë solistik, “Tingujt e Ditarit Tim”, që do të vijë një ditë më pas, 18 shkurt (e mërkurë).

Përmes rrjetit social Instagram, Albani ka zbuluar edhe vendet ku të interesuarit mund të blejnë biletat: Gjakovë te Drejtoria e Pallatit të Kulturës dhe Prishtinë në kaffe-bar Apartmant 196. lajmi.net

Alban Skenderaj