Alaska mund të fitojë 107 milionë dollarë nga legalizimi i marihuanës

Shteti i Alaskës do të fitonte 23 milionë dollarë të ardhura vjetore nga tatimet, nëse do të legalizohej plotësisht marihuana.

Bota

28/10/2014 23:32

Kështu thotë një raport i publikuar këtë javë nga Grupi i Politikave Marihuana, një organizatë kërkimore kjo që nuk ka ndonjë qëndrim për çështjen e legalizimit të marihuanës, shkruan Washington Post, transmeton lajmi.net.

Nëse votuesit e Alaskës do të miratojnë legalizimin e marihuanës javën e ardhshme, raporti vlerëson se shitjet totale në një treg të marihuanës së ligjshme do të rriten nga 56 milionë, në vitin 2016, në 107 milionë dollarë, në vitin 2020.

Bazuar në të dhënat e Anketës Kombëtare për përdorimin e drogës dhe shëndetit, raporti ka vlerësuar se janë 103 mijë përdorues të marihuanës mbi moshën 21 vjeçare në Alaskë, të cilët përfaqësojnë të paktën një të pestën e popullsisë së rritur të këtij shteti.

Në këtë anketë thuhet se 72 mijë janë persona që konsumojnë për çdo muaj marihuanë ose edhe më shpesh, ndërsa 22 mijë persona në Alaskë konsumojnë çdo ditë marihuanë.

Sipas disa studimeve, Alaska llogaritet njëra prej shteteve që ka përdorues të shumtë të marihuanës, e kjo besohet se ka ndodhur edhe për shkak të statusit kuazi-ligjor të marihuanës në këtë shtet, shkruan Washington Post, transmeton lajmi.net.