Alarmon ministri francez: Tash Evropa duhet ta mbroj vetën

Evropa nuk duhet të lëkundet nga interesat e veta dhe mbrojtja e qytetarëve të saj, tash pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale dhe pas Brexit-it, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Francës

Bota

09/11/2016 11:28

“Ne do ta mbështesim këtë sfidë të Evropës e cila duhet të jetë e aftë që t’i mbrojë interesant e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Jean-Marc Ayrault në televizionin France 2, transmeton lajmi.net

“Evropa nuk mund të injoroj Brexit-in dhe fitoren e Trump-it dhe me të gjitha pyetjet që janë ngritur tani, duhet të qëndroj e bashkuara, më aktive dhe më ofensive për të mbrojtur vetën”.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Ndoshta Trump nuk do t’i mbaj premtimet që i ka dhënë, por raportet e tij me Meksikën janë serioze. Në Kinë janë të shqetësuar, prandaj Franca dhe Evropa duhet të luajnë rolin e tyre për t’u siguruar”, ka deklaruar ai. /lajmi.net