Alarm për bombë në Tiranë

Një alarm për bombë është dhënë mesditën e sotme në Tiranë

Lajme

21/08/2017 14:00

Burime nga uniformat blu thanë se kanë marrë një telefonatë për një çantë të dyshimtë në zonën pranë rrugës së Kavajës.

Sipas tyre, telefonata i ka njoftuar për çantën e dyshimtë në zonën e ’21 dhjetorit’.

Forca të shumta janë nisur për në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe zona është rrethuar nga uniformat blu.