Aktori i njohur turk martohet në fshehtësi

Ozcan Deniz është aktori turk të cilin e njohim në rolin e Kahramanit, i ka dhënë fund beqarisë.

ShowBiz

17/03/2018 11:21

Aktori i serialit “Një pjesë e imja” dhe Feyza Atkan janë kurorëzuar në fshehtësi, shkruan lajmi.net.

Mediet turke kanë publikuar videon nga martesa e tyre e fshehtë, ndërsa Atkan kishte veshur fustan të zi nusërie.

Nga videoja shihet teksa punonjësja e bashkisë po kurorëzonte çiftin, e rreth tyre shihen disa persona, pra ceremonia duket të jetë shumë private.

Kahramani ishte në lidhje me 25 vjeçaren, Feyza Atkan tash e një kohë të gjatë. /Lajmi.net/

YouTube player