Aksion policor, janë gjetur 30 kg drogë, arrestohen dy persona nga Maqedonia

Rreth 30 kg drogë janë konfiskuar mbrëmë gjatë një aksioni policor në fshatin Arangjel në Kërçovë, transmeton Zhurnal.

Lajme

13/12/2017 12:02

Ekipet policore në Kërçvës, policët e kriminalistikës në Ohër dhe Njësiti për tregëti ilegale me drogë kanë bërë bastisje në shtëpitë e A.S. (45) dhe E.A. (47). Pas kontrollës në shtëpinë e A.A. janë gjetur tre qese në të cilln ka pasur drogë , ndërsa në dhomën e E.A. është gjetur qese me materie narkotike.

Materiet narkotike janë dhënë në MPB në Shkup, ndërsa A.A. dhe E.A. janë arrestuar.

Pas zbardhjes së plotë të rastit kundër të arrestueve do të ngritet padi penale për kryerjen e veprës “prodhim ilegal të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.