Aksident tragjik, vdes shqiptari në Itali. Lë vajzën jetime

Ka ndërruar jetë gjatë natës në repartin e reanimacionit në spitalin e Peskaras në Itali, Nevruz Hysenaj, 52-vjeçari shqiptar i cili u plagos rëndë gjatë një aksidenti bujqësor në Solvigno di Popoli (Peskara), gjatë paradites së të shtunës.

Lajme

28/03/2017 17:29

Hysenaj, i cili jetonte në Solvigno di Popoli prej vitesh, ishte duke punuar në një tokë bujqësore, kur këmbët e tij janë prerë nga freza.

Ai u transportua me ambulancë ajrore në spital, por gjendja e tij u përkeqësua dhe nuk arriti të mbijetojë.

Nevruz Hysenaj ishte i martuar dhe kishte një vajzë.