Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë si pasojë e një vetëaksidenti të shkaktuar para disa minutave nga vozitësi i veturës, raporton Gazeta Express.

Lajme

26/05/2018 17:13

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se si pasojë e një vetëkaksidenti lëndime kanë pësuar tre persona përfshirë pasagjerët që ishin në veturë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ambulanca.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.