Aksident në Drenas, përfshihet edhe eskorta e Presidentit Thaçi

​Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit

Lajme

23/07/2018 15:34

Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën X5, nuk është raportuar për të lënduar, shkruan Indekonline.

Në vendin e aksidentit tani ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me shikimin e vendit të aksidentit.

Rruga Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Komoranit aktualisht është e bllokuar për automjete.