Aksident me fatalitet në Podujevë

Në fshatin Dobratin të Podujevës , rreth orës 14:00 të 16 shkurtit, viktima mashkull, i kombësisë shqiptare, derisa ishte duke drejtuar traktorin, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar.

Lajme

17/02/2016 18:37

Si pasojë, viktima, drejtuesi i traktorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pasi është dërguar në QKUK për tretman, ka ndërruar jetë, raporton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./lajmi.net