Aksident komunikacioni, humb jetën një 15 vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Korçë. Një djalë 15-vjeçare humbi jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Belorta. Shtetasi N.L., banues në fshatin Pendavinj, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA 387 MG, është përplasur me një mur rrethues të një banese, ku për pasojë ka ndërruar jetë djali 15 vjeçar A.L., pasagjer në këtë mjet, shkruan tvklan.
Gjithashtu është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit. I plagosuri u dërgua në spitalin e Korçës. Grupi hetimor thotë se po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe e mjetit./ lajmi.net