AKR-ja ia shtron rrugën me zhavorr sot fshatit Tërstenik në këmbim të votave

Në fshatin Tërstenik të Drenasit, kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit edhe sot ka vazhduar të blejë vota në këmbim të shtrimit të rrugëve me zhavorr.

Lajme

04/12/2016 17:07

Ai në lagjen Spahiu sot ua ka dërguar zhavorrin.

Lajmi.net ka siguruar foto, ku shihet duke u kryer punimet dhe mund të vërehet se zhavorri është i freskët.

Për shtrimin e rrugëve me zhavorr nga kandidati i AKR-s ishte raportuar edhe ditë më parë për një rast në fshatin Arllat. /lajmi.net/

15357033_10154801351161670_1737488979_n 15320320_10154801351726670_2074068058_n 15319601_10154801356951670_1532739661_n 15356817_10154801376076670_311518210_n