Aida Doçi depërton në estradën turke, duet me aktorin e njohur

Këngëtarja Aida Doçi shumë shpejt pritet të jetë një emër i njohur edhe për estradën e Turqisë

ShowBiz

25/09/2017 20:23

Ka qenë vetë aktori dhe këngëtari Oktay Kaynarca i cili nëpër rrjetet sociale ka paralajmëruar këtë bashkëpunim me këngëtaren kosovare.

Aida, e cila si talente u zbulua në garën “X Factor Albania”, kohëve të fundit ka qenë shumë e zënë me projekte të ndryshme, shkruan GazetaExpress.

Ajo ka realizuar disa këngë, disa prej të cilave balada, e të cilat i kanë rënë në veshin e këngëtarit dhe aktorit turk.

Ende nuk dihet se kur do të realizohet ky bashkëpunim por do të jetë një arritje e madhe për këngëtaren e cila fitojë emër shumë këto 4 vitet e fundit.