Ahmeti: A tregoi Lista Serbe se prej tyre zgjedhet Thaçi president?

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar procesin e votimit të zgjedhjes së Presidentit duke thënë se ndryshimi i votave dhënë për kandidatin për president Hashim Thaçin, janë nga Lista Serbe, duke aluduar në atë se  ky subjekt ka kushtëzuar Thaçin.

Lajme

26/02/2016 19:31

“Dikund 10 te pavlefshme u bene te vlefshme. A i tregoi Lista Srpska Thacit se prej tyre mund te zgjedhet president? Shtrenjte do te na kushtoje?”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Përndryshe, në këto moment është duke zhvilluar raundi i tretë i procesit të votimeve për zgjedhjen e Presidentit./Lajmi.net