Ahmeti: Në marrëveshjen e liderëve përfshihet edhe emri i Maqedonisë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar që në marrëveshjen e liderëve për dalje nga kriza e Maqedonisë është emri i këtij shteti që kontestohen nga shumë vende tjera.

Lajme

04/06/2015 22:24

Ai ka thënë që nënkuptohet që edhe çështja e emrit në këtë marrëveshje mes liderëve por nuk është çështja primare.

“Por, pa u marrë vesh me palën greke, ne gjithë ditën mundë të flasim dhe ata platform ta hedh poshtë pala greke dhe të thotë se nuk pajtohet. Nuk duhur hequr nga vëmendja dhe emri, por prioritet është çështja e zgjidhjes së krizës politike”, tha Ahmeti në një intervistë për RTV21.