Ahmeti i gatshëm për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Shkupit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një bisedë telefonike që ka pasur me Еuro komisarin për zgjerim, Johannes Hahn, ka shprehur gatishmërinë që të zbatohet deri në fund marrëveshja e Shkupit, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të besueshme për të gjithë qytetarët.

Lajme

06/04/2016 12:26

“Në një bisedë miqësore telefonike, sigurova Komisionarin Johannes Hahn se BDI mbetet e përkushtuar tërësisht në zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit dhe përfundimit të përgatitjeve për zgjedhje të lira, demokratike dhe të besueshme.

Gjithashtu falënderova z. Hahn për angazhimin e tij të madh në drejtim të zgjidhjes së krizës dhe ia përsërita përcaktimin tonë që mos të lejojmë asnjë qendër që të na devijoj nga rruga e përforcimit të demokracisë dhe reformave sistemore.

Komisionari Hahn u shpreh i gatshëm që të ndihmon procesin edhe më tej në drejtim të zbatimit të plotë të Marrëveshjes”, thuhet në njoftim të BDI-së.