Ahmetaj: PAN s’është bllokues, Mikullovci ngatërroi gjithçka

Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se pengesa kryesore për krijimin e institucioneve është Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

10/08/2017 19:50

Ajo ka mohuar se koalicioni PAN është bllokues i këtyre proceseve.

Madje ajo ka përmendur kryesuesin e seancës, deputetin më të vjetër, Adem Mikullovcin, tek i cili hedh fajin për situatën e krijuar në vend.

“Ai që e ngatërroi procesin është Mikullovci, që e ndërpreu seancën, pra nuk mund të fajësohet PAN”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

“Na e ka dhënë legjitimitetin populli me votën e vet, ne i kemi kërkuar dy orë pauzë por Mikullovci e ndërpreu seancën”, është shprehur Ahmetaj.

Më tej, ajo ka folur për kandidatin e PAN për kryeparlamentar, Kadri Veselin dhe vendimin e tyre për ta çuar vendin në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Demokracia e njeh votën si mekanizëm që të përfaqëson dhe ka qenë vota për kryetar që të zgjidhet Kadri Keseli”, ka thënë Ahmetaj.

“Ka qenë ky kryetar i Kuvendit që ka toleruar hedhjen e gazit, që është bërë lajm në tërë botën”, është shprehur ajo.

“Veseli ka toleruar sjelljen e tyre që është sjellje që nuk tolerohet në asnjë institucion në botën demokratike”, ka shtuar ajo, për hedhjen e gazit lotsjellës në parlament.