Agim Kikaj ishte pjesë e listës së LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit

Lidhja Demokratike e Kosovës në mesnatë ka marrë një tragjik, pas vdekjes së anëtarit dhe ish-deputetit, Agim Kikaj.

Lajme

19/05/2017 07:43

Kikaj ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore pasi të mërkurën mbrëma ishte pjesë e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku po përpilohej lista e deputetëve për zgjedhjet e reja.

Kikaj kishte besimin e Degës së LDK-së në Podujevë, pjesë e së cilës ka qenë ai, që të jetë në listën e kandidatëve për deputetë njofton Klan Kosova.

Këta janë të propozuarit nga dega e LDK-së në Podujevë, në mesin e të cilëve ishte edhe Kikaj: Vezir Januzi, Agim Kikaj, Liman Beqiri, Florie Besholli dhe Fidan Rekaliu.