Agim Bahtiri: Qyteti i Mitrovicës tani frymon lirshëm (Foto)
Agim Bahtiri e ka komentuar rrënimin e murit që u bë para pak çastesh në qytetin e Mitrovicës.

Lajme
Ai ka deklaruar se shqiptarët kanë qenë gjithmonë kundër murit dhe kundër ndarjes, prandaj sipas tij vlen mendimi i qytetarëve e jo i njerëzve që kanë interesa personale.
“Qyteti i Mitrovicës tashmë frymon lirshëm, dhe këtë liri ta gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Qëndrimi jonë ka qenë bashkimi i qytetit për të gjithë qytetarët dhe kjo edhe ka ndodhur”, u shpreh kryetari i Mitrovicës.
Ai e falënderoi edhe Goran Rakiqin, kryetarin e Mitrovicës së Veriut për marrëveshjen që rezultoi me rrënimin e këtij muri. /Lajmi.net/