Afganistani kërkon lejeqëndrim për 760 mijë afganë në Iran

Afganistani do të kërkojë nga qeveria iraniane që t’iu zgjasë vizat edhe për së paku një vit rreth 760 mijë refugjatëve afganë të cilët nuk kanë dokumente dhe rrezikojnë dëbimin nga Irani.

Bota

03/12/2014 16:14

Kombet e bashkuara kanë njoftuar se në Iran gjenden më shumë se një milion refugjatë afganë, shumica nga të cilët kanë arritur në këtë vend para vitit 2001, kur trupat ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë rrëzuar regjimin e talebanëve.

Por refugjatët që kanë shkuar në Iran pas 2001, duhet t’i bëjnë në mënyrë individuale, procedura këto që e bëjnë më të vështirë marrjen e dokumenteve për të qëndruar në Iran.

“Delegacioni do të kërkojë nga qeveria iraniane që atyre t’iu zgjatet qëndrimi edhe për së paku një vit”, ka thënë zëdhënësi i zëvendës-shefit ekzekutiv të Afganistanit, Javid Faisal, ndërkohë që Ministria e Jashtme në Teheran ka refuzuar që të komentoj në lidhje me kërkesën e Kabulit zyrtar.