“Adios” Barcelona, Messi zgjedh klubin e ri?

Lionel Messi është duke konsideruar mundësinë e transferimit në Manchester City.

Merkato

13/10/2017 09:31

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

“The Sun” shkruan se sulmuesi argjentinas është duke konsideruar mundësinë e transferimit në Manchester City.

Messi ende nuk ka zyrtarizuar kontratën e re në Camp Nou duke shtuar spekulimet se mund ta ndryshojë mendjen dhe të largohet nga klubi katalan, përcjell “lajmi.net”.

Man City është i gatshëm t’i bëjë gati ofertë rekorde për pagë në mënyrë që Messi të ribashkohet me Pep Guardiolën. /Lajmi.net/