Adelina zbulon një pjesë të këngës së re, tregon datën e publikimit

Adelina Berisha është goxha aktive më këngë të reja.

ShowBiz

08/08/2018 19:01

Së fundi, ajo ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin kësaj radhe e sjell në bashkëpunim me Blastën, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një pjesë të këngës së re, të cilën zbuloi se do ta sjell edhe me videoklip.

Ndër të tjera, ajo ka njoftuar se kënga do të lansohet nesër, ndërsa bashkëpunëtorët e saj janë Fifi dhe “MaxProductional”.

Për ndryshe, këngëtarja është aktive edhe me koncerte, dje performoi në qytetin e Obilqit ku atmosfera ishte në maksimum. /Lajmi.net/