Adelina Berisha po rikthehet fuqishëm, detaje nga kënga e re (Foto)

Adelina Berisha ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re.

ShowBiz

28/03/2017 20:26

Por, kjo nuk nënkupton që këngëtarja është larguar nga muzika, përkundrazi, ajo ka punuar në projekte të reja dhe tashmë është gati të rikthehet fuqishëm.

Përmes një fotoje të hedhur në Instagram, ajo tregoi se po vjen me këngë të re.

Lajmi.net merr vesh se kënga është punuar me njerëz profesionistë në punën e tyre, duke filluar nga Cricket që ka bërë muzikën, teksti është shkruar nga Elinel kurse klipi nga Max Production.

Kur jemi të klipi, Adelina këto ditë po qëndron në Shqipëri ku po e përfundon edhe videon dhe gjithë projekti pritet të publikohet shumë shpejt.

Kjo këngë, padyshim që do të pëlqehet nga fansat e saj të shumtë, ashtu si dhe projektet e mëparshme!/Lajmi.net/

comingsoon new musicvideo ? Styling @donamatoshi makeup @arber_bytyqi_mua hair @egzon_hair_stylist @maxproduktion✌️

A post shared by Adelina Berisha (@adelinnaberisha) on