Acar në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ftohtë në fundjavë.

Lajme

06/01/2017 09:18

Pas reshjeve dhe fuqisë së masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veri-perëndimit me shpejtësi  mbi 13m/s.