AAK zgjedh kryesinë, Ardian Gjini nënkryetar i parë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuvendin e shtatë zgjedhor të saj ka zgjedhur kryesinë e re me 76 vota për, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Lajme

20/07/2015 13:20

Nënkryetari i parë i kësaj kryesie është Ardian Gjini ndërsa nënkryetarë të tjerë janë edhe Donika Kadaj, Ahmet Isufi, Pal Lekaj dhe Gazmend Abrashi.

Në këtë përbërje, 25 anëtarë prej tyre  për herë të parë janë  pjesë e  kësaj kryesie, njofton Klan Kosova.

Në këtë proces zgjedhor vërehet mungesa e njërit ndër figurat kryesore të kësaj partie, Burim Ramadani i cili është tërhequr nga strukturat e brendshme.