Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Sot parashihet të ketë më shumë vranësira, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesë jugore apo perëndimore të vendit, sipas “Mendimi për motin”. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim të madh nga dita e sotme, shkojnë deri në 16C e 18C. Ndërkohë të dielën do të ketë…

Lajme

10/05/2024 08:21

Sot parashihet të ketë më shumë vranësira, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesë jugore apo perëndimore të vendit, sipas “Mendimi për motin”.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim të madh nga dita e sotme, shkojnë deri në 16C e 18C.

Ndërkohë të dielën do të ketë më shumë intervale me diell, derisa të dielën priten edhe ruga lokale shiu.

“Më shumë intervale me diell paraqiten ditën e shtunë.  Ditën e diel me zhvillime të vransirave, përreth viseve malore mund të ketë edhe riga lokale shiu. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 20C e 21C.  Në fillim të javës së ardhshme, intervale me diell, pa përjashtuar mundësi lokalisht për ndonjë rrebesh shiu.  Temperaturat në rritje deri në 22C e 24C”, thuhet në njoftim.