AAK tregon pse ende ka shumë ministri (Video)

Ramush Haradinaj bashkë me partinë e tij vazhdimisht ishin kritikues ndaj qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Isa Mustafa.

Lajme

24/09/2017 23:49

Njëra ndër kritikat e tyre ishte rreth numrit të madh të ministrave dhe zëvendësministrave që kishte pasur qeveria Mustafa.

Por, numër më të vogël të ministrive nuk ka as qeveria Haradinaj. Qeveria e tij numëron hiq më pak se 21 ministri, aq sa kishte ajo e kaluara.

E arsye për mos zvogëlimin e ministrive, sipas AAK-së, ka qenë rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit, ku ai rezultat i atyre zgjedhjeve kishte pamundësuar numër më të vogël të partive brenda qeverisë

E kritika për numrin e njëjtë të ministrive si të qeverisë së kaluar dha Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje. Pantina shtoi se problem është edhe administrata publike.

Kurse, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovë tha se Haradinaj është shprehur i gatshëm që të ketë reforma brenda dikastereve qeveritare

Kosova vazhdon që të ketë numrin më të madh të ministrive në rajon, ku shpenzimet vetëm në paga kapin shifrën e 6 milionë eurove brenda një viti.

Shqipëria pas zgjedhjeve të fundit ka shkurtuar numrin e ministrive, duke larguar 9 prej tyre.

YouTube player