A po hapet “Kutia e Pandores”? Donald Lu shkon urgjent tek ambasadori italian

Politika shqiptare po zien këto ditë me përgjime dhe akuza që shkojnë deri tek ish-ministri më i rendësishëm i Edi Ramës në qeveri, Saimir Tahiri.

Lajme

23/10/2017 17:51

Italianët kanë në dorë një dosje prej 417 faqesh në lidhje me grupin e Habilajve ku përfshihet edhe ish-ministri Tahiri.

Mësohet se gjatë ditës së sotme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka shkuar me urgjencë për një takim në ambasadën italiane, autoritetet e së cilës kanë përpiluar edhe akuzat ndaj Tahirit.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në orët në vijim, por me deklaratat e fundit duke sulmuar drejtësinë Rama po largohet çdo ditë e më tepër nga perëndimi. /albeu.com/